Asnjë hetim në laboratorin e Wuhanit për Covid-19, shkencëtarja: Frikë nga lidhja me Trump
Ende sot kur po bëhen afro 2 vite që kur Covid-19 u shfaq në provincën Wuhan në Kinë dhe më pas u përhap në mbarë botën, nuk ka një përgjigje të saktë sesi lindi virusi vdekjeprurës. Alina Chan, një nga 18 shkencëtarët që nënshkruan letrën duke kërkuar rihetime mbi origjinën e Sars-Cov-2, nuk deklaroi se virusi me siguri ka shpëtuar nga laboratori kinez në Wuhan, por ka avancuar një dyshim që tani mendohet nga shumë njerëz.
Sipas saj në fillim të pandemisë, fakti që Donald Trump sulmoi politikisht disa herë Kinën me shpërthimin e pandemisë në Perëndim, do të kishte kushtëzuar komunitetin shkencor, që për të mos rrezikuar me akuzën e racizmit dhe bashkëpunimit me presidentin amerikan, preferoi të mos i shkonte deri në fund të çështjes.
Shkencëtarja pretendon se disa kolegë në shpërthimin e pandemisë, ishin në ankth. Frika ishte se fjalët e tyre do të keqkuptoheshin ose do të përdoreshin për të mbështetur paragjykimet. Trump ndezi zjarrin dhe akuzoi drejtpërdrejt Institutin e Virologjisë në Wuhan se ishte i lidhur me përhapjen e Covid-19 në botë.