Assange thyen heshtjen: Hillary Clinton dhe ISIS financohen nga të njëjtat para

ulian Assange ka dhënë një intervistë për gazetarin australian John Pilger, si pjesë e një dokumentari, që pritet të publikohet së shpejti.

Ndërkohë, në një pjesë të shkëputur nga kjo intervistë, Assange deklaron se Hillary Clinton është financuar nga të njëjtat para, që financojnë edhe grupin terrorist të ISIS.

Në një email të vitit 2014, të publikuar muajin e kaluar nga ëikileaks, Hillary Clinton i drejtohet John Podesta-s, atëherë këshilltar i Barack Obamas, që të “bënte presion” ndaj Katarit dhe
Arabisë Saudite, “të cilët po i sigurojnë mbështetje klandestine financiare dhe logjistike ISIL dhe grupeve të tjera radikale Sunite.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Assange gjithashtu e akuzoi Hillary Clinton se ajo dhe fonadcioni i saj kanë marrë financime nga po të njëjtët persona, të cilët kanë mbështetur këto grupe terroriste.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjatë periudhës kur Hillary Clinton ishte sekretare e shtetit – dhe ky është një diskutim i rëndësishëm në email-et e Clinton – tregtia më e madhe botërore e armëve është realizuar me Arabinë Saudite: më tepër se 80 miliardë dollarë. Gjatë kësaj kohe, eksporti total i armëve nga SHBA u dyfishua në vlerën e dollarëve.”

Ndërkaq, Assange u pyet edhe në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA, për të cilat tha se Trump ka fare pak gjasa të fitojë dhe kjo, jo për shkak të qëndrimeve të tij ndaj elektoratit.
“Analiza ime është se Trump nuk do të lejohet të fitojë. Përse e them këtë? Sepse ai i ka patur të gjitha elitat kundër. Trump nuk ka asnjë elitë, ndoshta me përjashtim të Ungjillorëve, nëse mund t’i quajmë elitë politike,” tha Assange. “Bankat, inteligjenca, kompanitë e armëve, donacionet e huaja, etj. janë rreshtuar të gjithë pas Hillary Clinton. Media, gjithashtu. Pronarët e mediave dhe vetë gazetarët.” TEMA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?