Atentat gazetarit dhe botuesit të njohur, e qëllojnë me armë zjarri teksa kthehej në shtëpi. Detajet

Dy persona të panjohur me kapuç i kanë bërë pritë gazetarit dhe botuesit grek Stefanos Chios. Pak pas orës tre të mëngjesit, ndërsa kthehej në shtëpi, Stefanos Chios u qëllua me dy plumba të cilat e kanë prekur në qafë dhe kraharor.

Atentati ndodhi jashtë shtëpisë së tij në Vrilissia.

Sipas mediave greke, autorët dyshohet se janë dy burra që mbanin kapuç në kokë dhe sapo u shfaq Stefanos Chios, njëri prej autorëve iu afrua gazetarit teksa ende nuk kishte dalë nga makina dhe qëlloi dy herë në drejtim të dritares së shoferit.

Swiss Digital Desktop Reklama

gazetari gr2

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari reagoi menjëherë, duke hapur derën e makinës së tij me forcë, duke goditur autorin dhe i bllokoi armën.

Menjëherë nisi të bërtiste, duke u dëgjuar nga bashkëshortja e tij e cila nxitoi të shihte se çfarë po ndodhte.

Gazetari është dërguar menjëherë në spital ku mjekët thanë se ka marrë një plumb në qafë, dhe një plumb në anën e majtë të kraharorit, disa centimetra larg nga zemra.

Ajo që i shpëtoi jetën gazetarit është bllokimi i armës së agresorit para se ai të qëllonte sërish.

Autori i krimit arriti të shpëtojë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij.

gazetari gr3

Hetuesit kanë hapur kamerat e sigurisë së zonës për të zbardhur detaje mbi ngjarjen dhe autorët.

Pritet që të kontrollohet edhe telefoni i gazetarit për të parë nëse ka marrë kërcënime dhe nga kush, ndërsa nuk dihet kur ai do të jetë në gjendje të dëshmojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?