Atleti vrapon 350 kilometra për gjyshen e prekur me Covid-19

Në këtë kohë pandemie, një banor i kryeqytetit amerikan po sfidon veten me një garë të gjatë vrapimi prej 350 kilometrash. Materiali në vazhdin na tregon se nuk është vetëm monotonia e shkaktuar nga virusi arsyeja që e shtyu këtë atlet drejt kësaj sfide. Corey Сappelloni është një maratonist i suksesshëm. Ai ka fituar trofe në të gjitha garat ku ka marrë pjesë, përfshirë edhe garën gjashtë ditore në shkretëtirën e Saharasë që besohet të jetë një ndër më të vështirat në botë.

Vrapimi në një garë prej 350 kilometrash nga Uashingtoni në Skranton të Pensilvanisë mund të jetë gara më e vështirë e karrierës së tij. Në përfundim të kësaj rruge të gjatë sportistin e pret gjyshja e infektuar me Covid-19. Ideja për të vrapuar nga Uashingtoni në Pensilvani lindi tek e dashura e maratonistit, Susan Kamenar. ”Kujdesi që ai tregon për gjyshen është dicka e mrekullueshme. Ai e merrte çdo ditë në telefon për ta motivuar. Mu duk dicka e mrekullueshme”.

Çifti diskutoi mbi idenë me shtëpinë e të moshuarve ku edhe jeton gjyshja Ruth. Me këtë rast iu hap rruga dhe një aktiviteti humanitar për qendrën. Krahas vendosmërisë, atletin do ta shoqërojë edhe e dashura e tij Susan e cila do të kujdeset që të dokumentojë garën. “Morëm me qera një makinë për të përmbushur misionin; në mënyrë që të ruajmë kontrollin dhe distancën fizike. Kjo makinë tëcilën do ta ngas unëdo të jetë shtëpia jonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?