Aty shpërtheu Covid-19, Kina fillon vaksinimin tek ushtria

Kina ka filluar vaksinimin nga Covid-19. Vendi nga i cili shpërtheu epidemia, botërisht e njohur nga janari i këtij viti, është vendi i parë që i ka dhënë “dritën jeshile” shpërndarjes së vaksinës kundër pandemisë që bllokoi me muaj të tërë mbarë botën, duke shkaktuar më shumë se gjysmë milion viktima.

Vaksina u prodhua nga kompania CanSino dhe ka filluar të injektohet tek ushtarët kinezë me leje të Komisionit Qendror ushtarak të Pekinit, nga data 25 qershor.

Për arsye privatësie komerciale, nuk bëhet i ditur numri i ushtarëve të përfshirë, por autoritetet kineze janë shumë optimistë për vaksinën, dhe kanë përshpejtuar fazën 3 që parashikon testimin tek disa mijëra persona për të parë efektet dytësore, duke u përqendruar tek përdorimi ekskluziv të forcave të armatosura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?