Autobusi bie në humnerë në Turqi, 3 të vdekur dhe 18 të plagosur (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Turqi. Një autobus me pasagjerë është aksidentuar dhe për pasojë ka përfunduar në një humnerë në Stamboll.

Tre persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe shoferi i autobusit, ndërsa rreth 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet të emergjencës si edhe policia për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se autobusi ishte nisur për në provincën Denizli, ndërsa reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?