Avioni spiun “zbukurohet” për t’u ekspozuar në muze

Një avion i Forcave Ajrore Amerikane, model F-17 Nightwalk, i cili ka kryer më shumë misione të fshehta se sa çdo avion tjetër, do të vendoset në Bibliotekën “Ronald Reagan” ku do të qëndrojë përgjithmonë në ekspozitë.

Kompania që e ka ndërtuar, Lockheed Martin, ka publikuar një video “timelapse” të restaurimit të avionit, ku në pak sekonda tregohen muaj punë për të bërë gati avionin special.

Reagan ka qenë mbështetës i madh i programit të fshehtë. Avioni ishte i ndërtuar që të pasqyronte rrezet e radarëve çka e bënte të pamundur të pikasej prej tyre. Ai kryente misione vetëm natën, prandaj edhe ishte lyer me ngjyrë të zezë, për t’u bërë edhe më i padukshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lockheed Martin” prodhoi në total 59 avionë të tillë në periudhën 1981-2008. Modeli që do të vendoset në Bibliotekën “Reagan” ka kryer 78 misione luftarake, më shumë se gjithë të tjerët bashkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?