Azilantët me probleme psikike dhe shenja depresioni

Psikologët gjermanë kanë biseduar me refugjatët që qëndrojnë në qendrat e pritjes në Lajpcig, Gjermani. Më shumë se gjysma e tyre shfaq shenja të destabilizimit psikik. Në një pyetësor shkencor të zhvilluar në një qendër pritjeje të azilantëve në Lajpcig, më shumë se 50% e azilkërkuesve kanë shfaqur probleme psikike.

Një e treta e të anketuarve ka treguar shenja të shqetësimeve posttraumatike, një pjesë tjetër ka raportuar për simptoma si rrahje të shtuara të zemrës, shenja paniku, e të tjera bëri të ditur Universiteti i Lajpcigut. Po ashtu tek shumë azilkërkues vërehen edhe shenjat e depresionit. Për studimin e Universitetit të Lajpcigut janë anketuar nga maji i vitit 2017 deri deri në qershor të këtij viti, 569 persona madhorë nga më shumë se 30 vende të botës. Anketimi u zhvillua me gjysmën e tyre brenda javës së parë të mbërritjes në qendrën e pritjes. Sipas studiuesve ky është një reflektim i situatës momentale menjëherë pas mbërritjes së azilkërkuesve.

Sipas psikologëve mund të ndodhë që ata të shfaqin probleme të tjera psikike. Studiuesit i shohin këto rezultate të studimit si shenjë të rëndimit psikik për shumë azilantë. Sipas tyre pa një trajtim të shpejtë dhe të orientuar nga nevojat e tyre, rreziku i një përkeqësimi të shëndetit mendor tek kjo kategori është shumë i lartë. /TCH/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?