Babë e bir humbin jetën nga koronavirusi, të dy ishin mjekë
Carlos Franciso Vallejo, i cili ishte 57-vjeç është infektuar nga një pacient dhe më pas ka infektuar të gjithë anëtarët e familjes, përfshirë edhe babain e tij.
Jorge, 89 vjeç, mbeti i ve në vitin 2005, ndërsa Carlos, gjithashtu mjek, po punonte për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid. Ai kujdesej për 76 pacientë dhe për të moshuarit që ishin në tre azile pleqsh, të cilët kishin nevojë për kujdes mjekësor.
Carlos, babai i tre fëmijëve, humbi betejën e tij me sëmundjen më 1 Gusht, rreth 42 ditë pasi mbeti në kujdes intensive në Klinikën Cleveland në Weston. “Ne humbëm dy shtyllat e familjes tonë të madhe. Në sytë e mi, gjyshi im ishte ëndrra amerikane”, tha gazetarja Jessica Vallejo për Miami Herald.

KOHA JONË SONDAZH

