FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ban Ki-moon dënon sulmin terrorist në Diyarbakir të Turqisë

Në njoftimin me shkrim të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në mënyrë të ashpër dënohet sulmi terrorist i cili sot në mëngjes u krye me autobombë në Diyarbakir nga PKK-ja

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dënoi sulmin e sotëm terrorist në provincën turke Diyarbakir.

Në njoftimin me shkrim të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në mënyrë të ashpër dënohet sulmi terrorist i cili sot në mëngjes u krye me autobombë në Diyarbakir dhe ku si pasojë humbën jetën së paku nëntë persona, ndërsa më shumë se 100 u plagosën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i Kombeve të Bashkuara po ashtu dërgoi edhe mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave dhe popullin turk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Diyarbakir e mori organizata terroriste PKK.

Paralelisht me këtë Ban Ki-moon shprehu shqetësim për shkak të arrestimit të liderëve të HDP-së Selahattin Demirtaş dhe Figen Yüksekdağ.-AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?