Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, reagon Vuçiç: Po të përmendja Serbinë e madhe, do më varnin në Bruksel!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar sot në Beograd presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Pas takimit, Vuçiç iu referua “heshtjes” së BE-së lidhur me deklaratat nga udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë për bashkimin kombëtar.

I pyetur nëse ka biseduar me Pahorin se pse BE-ja hesht ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë për formimin e Shqipërisë së Madhe, Vuçiç tha se Brukseli duhet të marrë një minutë e gjysmë për të reaguar ndaj deklaratave të tilla, por nuk ka asnjë reagim. Vuçiç tha se nëse do të përmendej formimi i Serbisë së madhe, BE-ja do të reagonte menjëherë.

“Po të kishim përmendur një herë formimin e Serbisë së madhe, do të më varnin në Bruksel, por kur përmendet një Shqipëri e madhe, kjo është mirë, vetëm meqë ra fjala”, thotë Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?