FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bayer” blen gjigantin e OMGJ-ve “Monsanto” për… 66 miliardë dollarë!

Kompania gjermane në fushën e kimisë dhe farmaceutikës “Bayer” njoftoi sot blerjen e prodhuesit të përfolur të pesticideve dhe farërave OMGJ “Monsanto” për vlerën e 66 miliardë dollarëve (59 miliardë euro), duke u bërë blerja më e shtrenjtë e arritur ndonjëherë nga një kompani gjermane.

“Bayer dhe Monsanto firmosën sot një marrëveshje bashkimi të ngushtë, me një vlerë prej 128 dollarë për aksion”, njoftoi gjiganti gjerman në një komunikatë.

“Bayer” u detyrua të rrisë disa herë ofertën që nga muaji maj para se të merte miratimin e prodhuesit amerikan të pesticideve “Roundup”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?