FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BBC: Ushtria irakene futet në Mosul

Forcat irakene kanë hyrë së fundmi në qytetin e Mosulit, por kanë hasur një rezistencë të fuqishme nga ana e ekstremistëve të Shtetit Islamik.

Lajmi është përcjellë nga një gazetar i gjigandit britanik BBC, i cili po qëndron me ushtrinë e Irakut.

Sipas tij, luftëtarët e ISIS po bëjnë përpjekje maksimale për të mos lejuar futjen e ushtarëve irakenë në brendësi të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht ushtria po avancon në dy fronte, respektivisht nga pjesët lindore dhe jugore të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata po mbështeten nga Shtetet e Bashkuara përmes bombardimeve ajrore si dhe në terren nga grupimet me militantë kurdë.

Më herët, Kryeministri i vendit, Haider al-Abadi, u bëri thirrje ekstremistëve që të dorëzohen, pasi siç tha ai në rast të kundërt ata i pret vdekja.

Shqetësimi më i madh në këtë operacion delikat vijojnë të mbeten qytetarët, të cilët mund të përdoren si mburoja njerëzore nga luftëtarët e ISIS.

Shumë banorë janë larguar nga zonat ku janë zhvilluar përplasjet e armatosura, por një pjesë e konsiderueshme nuk janë lejuar nga ekstremistët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?