BE e shqetësuar për situatën në Bosnjë: Retorika përçarëse të marrë fund

BE është e shqetësuar për situatën në Bosnje e Hercegovinë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, bëri të ditur se shqetësimeve serioze u është bashkangjitur edhe administrata amerikane dhe se po bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në vend.

“Ne jemi shumë të qartë se çdo retorikë përçarëse duhet të marrë fund. Veprimet e njëanshme që mund të vendosin në rrezik integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës duhet të marrin fund. Duhet të përqafojmë dialogun politik pasi është e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur këtë krizë”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Nuk kanë munguar as kërcënimet për konfrontime të mundshme nëse ushtria boshnjake nuk do tërhiqet nga Republika Serbe në Bosnjë. Paralajmëroi për ndërhyrjen ushtarake ka marrë garanci nga miqtë e tij për të mbështetur kauzën serbe, duke i’u referuar kështu Serbisë dhe Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?