BE-ja miraton liberalizimin e vizave me Gjeorgjinë

Shtetet anëtare të BE-së mbështetën procesin e liberalizimit të vizave me Gjeorgjinë, por jo përpara hyrjes në fuqi të një mekanizmi të ri që mundëson pezullimin e shpejtë të lëvizjes së lirë pa viza që i akordohet një shteti të tretë.

Këshilli i BE-së, që mbledh përfaqësuesit e shteteve anëtare vlerësoi se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave me Gjeorgjinë duhet të përkojë me hyrjen në fuqi të kësaj mase të re mbrojtëse, referuar një deklarate.

Ky mekanizëm i cilësuar nga disa si “frenim emergjent” dhe i kërkuar njëzëri nga Parisi dhe Berlini është aktualisht objekt i negociatave midis shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni Evropian propozoi marsin e kaluar se do t’i akordonte shtetasve gjeorgjianë të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza për një qëndrim maksimal 90-ditor në hapësirën Schengen duke vlerësuar se vendi duhet t’i përmbahet tashmë të gjitha kritereve të vendosura nga BE-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?