BE plan për lëshimin e lejeve të fluturimit për avionët Boeing 737 Max
Bashkimi Evropian ka në plan që javën e ardhshme të lëshojë leje fluturimi për avionët e pasagjerëve të tipit Boeing 737 Max, të cilat janë ndaluar pas disa aksidenteve fatale. Patric Ky, drejtori i Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), në lidhje me avionët 737 Max të prodhuesit amerikan Boeing, fluturimi i të cilëve u ndalua pas aksidenteve që ndodhën në vitet 2018 dhe 2019 në Indonezi dhe Etiopi.
Patric Ky njoftoi se avionëve Boeing 737 Max do t’u jepet leja e fundit për të rifilluar fluturimin në Evropë javën e ardhshme. Ai deklaroi se çështja se si ndodhën aksidentet është bërë e qartë, duke shtuar se ndryshimet e bëra për të rritur sigurinë e avionit përmbushin kriteret e sigurisë së fluturimit.
SHBA dhe Brazili filluan fluturimet komerciale të avionit Boeing 737 Max vitin e kaluar. Defekti në sistemin e kontrollit të fluturimit kushtoi 346 jetë. Në Indonezi, avioni Boeing “737 Max 8” i Lion Airlines me numrin e fluturimit “JT 610” u rrëzua në det më 29 tetor 2018, pak pasi u ngrit nga Xhakarta për në qytetin Pangkal Pinang në ishullin Sumatra. Aksidenti, në të cilin vdiqën 189 persona, hyri në histori si aksidenti i parë i këtij lloji të avionëve.
KOHA JONË SONDAZH

