Bën sherr me shokët dhe hap zjarr, 2 të vdekur 3 të plagosur

Një student ka hapur zjarr në një kolegj të Blagoveshchensk, në pjesën lindore të Rusisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë. Me pas i riu ka vrarë edhe veten, duke drejtuar armën mbi trupin e tij.

Sipas dëshmive të para arma ka qenë një pushkë gjahu. Lajmin e bëjnë me dije mediat ruse. Sipas policisë, cituar nga agjencia Tass, djali ka hapur zjarr pas një konflikti me disa studentë të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?