Berkshire thyen projeksionet/ Kompania e Buffet e mbyll Shtatorin me 128 miliardë para cash

Berkshire Hathaway deklaroi se fitimi operativ u rrit sipër projeksioneve, ndërkohë që fuqizimi i shumë linjave të biznesit kanë kompensuar goditjen gna lufta tregtare.

Berkshire ka përfituar nga shpenzimet e forta të konsumit, që kanë mbështetur ekonominë amerikane dhe kanë kompensuar për investimet e bizneseve. Megjithatë, rritja e çmimeve të aksioneve po pengojnë miliarderin Warren Buffet për të gjetur vende se ku të investojë.  Berkshire e përfundoi shtatorin me një rekord prej 128.2 miliardë të parasë cash’, pavarësisht riblerjes së aksioneve prej 700 milionë dollarë në tremujorin e tretë.

Warren Buffet ka 4 vite që kur bëri blerjen gjigante për Berkshire, aksionet e të cilës kanë performuar më dobët se tregu që prej vitit 2009. Berkshire deklaroi se fitimi operativ për tremujorin e tretë u rrit me 14% në 7.9 miliardë dollarë, apo thuajse 4,800 dollarë për aksione të klasit A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ardhurat neto ranë me 11% në 16.5 miliardë dollarë, nga 18.5 që ishin një vit më parë, duke reflektuar më pak kthime nga investimet e Berkshire. Berkshire e ka selinë në Nebraska dhe operon më shumë se 90 biznese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?