Berlini jep alarmin: Mes emigrantëve janë 500 të dyshuar si terroristë potencialë
Autoritetet në Berlin japin alarmin duke thënë se mes emigrantëve mund të jenë të paktën 500 terroristë potencialë. Sipas të dhënave shumë refugjatë janë joshur nga njerëzit e Isis në qendrat e pritjes.
Tashmë është shumë e qartë. Jaber Albakr, 22 vjecari sirian i arratisur nga banesa e tij të shtunën pak minuta para mbërritjes së policisë gjermane, nuk ishte një emigrant i thjeshtë por një i infiltruar i shtetit islamik. Tashmë ai është në pranga.
Por policia gjermane ka zbuluar se rreth tij lëvizte një grup i gatshëm për të përsëritur sulmet e Parisit dhe të Brukselit duke pasur si objektiv aeroportin e Lajpcig dhe Dresden. Por ai i Jaber dhe bashkëpunëtorëve të tij nuk është një plan i izoluar. Hetimet e shërbimeve gjermane të sigurisë të cilët kanë monitoruar me shumë kujdes më shumë se 900 mijë emigrantë që kanë hyrë në Gjermani në vitin e fundit, tregojnë ekzistencën e një bërthame të gjerë xhihadiste. E cila është ushqyer edhe më shumë me praniunë e 523 emigrantëve të cilët sipas Holger Munsh, kreu i policisë federale gjermane, kanë lidhje me terrorizmin islamik dhe vënë në rrezik sigurinë e vendit dhe qytetarëve gjermanë.
Po edhe më shumë ndjekës i afrohen këtij grupimi të rrezikshëm ësi pasojë e e radikalizimit të kryer nga grupe salafite në qendrat e pritjes ku më shumë se 300 minorenë kanë rënë pre e influencës së mësuesve të këqinj të xhihadit. Por ajo që e bën dhe më të rrezikshme situtën është mbështetja e garantuar e të paktën 700 militantëve xhihadistë me origjinë gjermane që janë transferuar vitet e fundit në Siri apo Irak për të luftuar nën flamurin e Kalifatit.
Në banesën e Jaber Albakr në Shemitz, qytezë në jug të Lajpsig në kufi me Republikën Ceke, u gjetën qindra gramë eksploziv, i njëjti me atë që u përdor në sulmet e Parisit dhe Brukselit.
Një eksploziv i fuqishëm që njihet me epitetin “Nëna e Djallit” e që vitin e fundit është kthyer në një lloj kartvizite të terroristëve të Kalifatit. Sipas informacioneve të mbledhura nga shërbimet e sigurisë së Berlinit, 22 vjecari nga Damasku, i hyrë në mënyrë ilegae në Gjermani në shkurt të 2015-ës. Është kryetari i një qelize të përbërë nga të paktën tre bashkëpunëtorë. Nëjri prej tyre u arrestua që të shtunën. Një tjetër sirian pranë Albakr, u arrestua t ëdielën.
Por frika më e madhe e shërbimeve gjermn etë sigurisë është një tjetër. Atentati i shmangur i së shtunës mund të jetë maja e ajsbergur të një makinerie që manovrohet nga një strukturë më e gjerë. Dyshimi është rezultat i hetimeve të shumta që janë bërë për emigrantë pas rastit të 17 vjecarit afgan Riaz Kan i cili plagosi me sëpatë 5 pasagjerë në një tren në 18korrik dhe Muhamed Dalel një tjetë sirian që në fund të korrikut plagosi 12 persona duke shpërthyer një cantë në hyrje të një festivali muzikor. Por dhe arrestimet e 13 shtatorit të tre 18 vjecarëbe sirianë të rekrutuar nga Isis për të sulmuar në Europë. Hetimet tregojnë qartë se 12 muaj mikpritje në qendra për emigrantë pas asnjë kontroll kanë prodhuar një situatë ankthi.
Në këto qendra ku grupet salafite shpërndajnë para dhe veshje dhe fusin në mënyrë klandestine predikues të cilët shtiren si vullnetarë, vitin e fundit janë sinjalizuar të paktën 340 raste minorenësh të gatshëm për të mbështetur xhihadin , si dhe për tu përdorur nga terroristët e Kalifatit.
KOHA JONË SONDAZH

