Bernard Arnault, njeriu në krye të konglomeratit më të madh të luksit

Bernard Arnault qëndron në vendin e tretë në listën e njerëzve më të pasur të botës, me një pasuri prej 168 miliardë dollarësh.

Francezi ka në zotërim grupin e produkteve dhe shërbimeve të luksit LVMH Moet Hennessy, është pronar i shtëpive të modës Louis Vuitton, Chanel, Fendi dhe Christian Dior, si dhe i mbi 70 bizneseve të tjera të bizhuterive, parfumeve e kozmetikës, apo edhe shërbimeve të hotelerisë, duke pasur një portofol shumë të diversifikuar.

Pasi përfundoi studimet për inxhineri, Arnault e filloi karrierën e tij duke punuar për kompaninë e ndërtimit të babait të tij. Pesë vjet në këtë pozicion, ai e bindi të atin të kalonte në tregun e pasurive të paluajtshme, e më pas në blerjen e markave të luksit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?