Beteja e Mosulit, forcat irakiane: Do të jetë varri i Shtetit Islamik
Brigada e nëntë e ushtrisë irakiane ka avancuar pashmangshmërisht edhe në perendim të Mosulit dhe tashmë ndodhet e përqendruar aty. Ushtarë dhe forcat speciale kanë përqendruar operacionin e tyre derë më derë në cdo shtëpi për të pastruar zonën nga miliatantët ekstremistë.
Gjenerali që kordinon ofensivën kundër Kalifatit tha se në këtë zonë do të qëndrojë një korridor i hapur për të gjithë mbështetësit e Al Bagdadit, por që sipas tij do të jetë korridori i vdekjes. “Do ti zhdukim të gjithë me sulme ajrore, zona do të kthehet varr i xhihadistëve”, shtoi ai.
Sipas informacioneve lieri i vetëshpallur i shtetit islamik Abu Bakr Al Baghdadi ndodhet brenda Mosulit. Shefi i kabinetit të presidentit kurd Massoud Barzani, fuad husein ka dekalruar për britaniken “Independent” se Al Baghdadi ndodhet në mosul, dhe vdekja e tij do të shënonte rënien e shtetit islamik. Ndëkaq në lindje të vendit moti i keq nuk i i favorizon forcat irakiane.
Një prej komandantëve Hajder Fadil ka deklaruar se trupat e tij sot kanë ndaluar operacionet dhe ndodhen në pozicionet e tyre në periferi të Mosulit si pasojë e fushpamjes së limituar nga moti me shi dhe mjegull. Të martën militantët e Shtetit Islamik kanë kapur peng shumë të rinj meshkuj, duke i mbyllur në xhamitë e zonës. Ndërkohë banorët e terrorizuar janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre në pritje të cliruesve. Sipas organzitatës së Kombeve të Bashkuara, mbi një milionë njerëz ndodhen në rrezik të madh për jetën. Që prej nisjen së ofensivës nga qeveria irakiane për rimarrjen e Molusit, rreth 18 mijë perosna kanë lënë shtëpitë e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

