FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Betohet presidentja e parë grua në Estoni

Kersti Kaljulaid është betuar si presidentja e parë grua e Estonisë. Kaljulaid, 46 vjeçe, ish-anëtare e Gjykatës Evropiane të Auditorëve, ka marrë përsipër rolin kryesisht ceremonial të hënën.

Kaljulaid, njësoj si edhe paraardhësi i saj Toomas Hendrik Ilves, mbështet rritjen e pranisë së NATO-s në rajonin e Baltikut dhe mbajtjen në fuqi të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

“Shqetësimi ynë kryesor do të jetë gjithmonë siguria”, i tha Kaljulaid parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Frika nga Rusia është rritur në Estoni dhe në fqinjët e saj, Lituani e Letoni, prejse Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë, në mars të vitit 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?