Biden bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës: Do përgjigjemi me shpejtësi ndaj çdo agresioni rus
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti sot një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy, një ditë pasi i tha presidentit rus Vladimir Putin se Perëndimi do të përgjigjej me vendosmëri ndaj çdo sulmi të mundshëm.
Shtëpia e Bardhë tha se në telefonatën me zotin Zelenskiy “Presidenti Biden rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.
“Presidenti Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët e tyre do të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Dy udhëheqësit ranë dakord se është e rëndësishme që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike në përgjigje të grumbullimit të trupave ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara thanw sot se Rusia mund të sulmojë Ukrainën në ditët e ardhshme dhe mund të krijojë një pretekst të rremë për një ndërhyrje të mundshme.
KOHA JONË SONDAZH

