FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Biden: Vrasja e tre policëve në Luiziana një akt i neveritshëm

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden e cilësoi sot vrasjen e tre policëve në Luizianë si një akt të neveritshëm që minon “mënyrën e jetesës” amerikane.

Biden në vizitë në Australi saktësoi se rrethanat e tragjedisë vijonin të mbeteshin ende të paqarta.

“Nuk zotëtojmë ende detaje të hollësishme të ngjarjes. Nuk jemi në dijeni rreth motiveve që shtynë agresorin në një akt të neveritshëm”, deklaroi Biden Në Melburnë, gjatë vizitës së tij atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një akt i dënueshëm, një sulm kundër mënyrës sonë së jetesës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tre policë u vranë dje në Baton Rouge kryeqendra e Luizianës në vorbullën e tensioneve të forta racore, dhjetë ditë pas vrasjes së pesë forcave të policisë në Dallas

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?