Bie papunësia në Francë – Arrin nivelin më të ulët në 1 dekadë

Norma e papunësisë në Francë ra lehtë gjatë tremujorit të parë, duke prekur nivelin më të ulët në 1 dekadë, sipas të dhënave zyrtare, që i japin mbështetje presidentit Emmanuel Macron. Zyra e Statistikave INSEE, deklaroi se norma e papunësisë ra në 8.7% nga 8.8% që ishte në tremujorin e katërt 2018.  Ky është edhe niveli më i ulët që prej fillimit të 2009-ës.

Përmirësimi i qëndrueshëm i tregut të punës i ofron Macron pak lehtësim, pas disa muajve të protestave kundër kostove të larta të jetesës dhe reformat ekonomike pro-biznesit. Macron u përpoq në muajt e parë të detyrës për të trajtuar punësimin, duke ndryshuar kodin e punës për të bërë punësimin dhe pushimin nga puna më të thjeshtë.

Pavarësisht se rritja e Produktit të Brendshëm Bruto ka qenë e ulët në vitin e kaluar, ekonomia vazhdon të shtojë mijëra vende të reja pune, duke e çuar normën e punësimit në nivelin më të lartë që prej vitit 1980.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?