FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bilanc lufte – Mbi 230 të vrarë nga sulmet terroriste në Francë

Sulmi terrorist në Nice e ka tronditur botën, por shifrat tregojnë diçka shumë më të tmerrshme: Shumë dhe më shumë njerëz janë vrarë nga terroristët në Francë nën udhëheqjen e presidentit aktual, Francois Hollande, në dy vitet e fundit se në 100 vitet e kaluara.

Në mes të viteve 1914 dhe 2014, rreth 150 njerëz janë vrarë nga sulmet me bomba, vrasjet në shënjestër, dhe nga rrëmbimi i aeroplanit, ndërsa më vdekjeprurësi ka ndodhur në vitin 1961 kur, 28 njerëz u vranë në sulmin me bombë në trenin Strasburg­-Paris, i kryer nga një organizatë parlamentare e ekstremit të djathtë, e cila ishte kundërshtare e pavarësisë së Algjerisë , e quajtur Organisation de l’armee secrete (OAS).

Tragjedia e sulmit me kamion në Nice është sulmi i tretë terrorist në France në më pak se dy vite. I pari ishte kundër magazinës satirike, Charlie Bedbo në janar të vitit 2015, i cili u përcjell nga masakra në qendër të Parisit në nëntor të vitit të njëjtë. Bashkërisht, tri sulmet terroriste ua kanë marrë jetën më shumë se 230 personave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?