Bitcoin rikthehet në “lojë” – Rritja më e gjatë në 5 vite. Prek 8,300 dollarë

Bitcoin u rrit sipër 8,000 dollarëve, duke vazhduar rritjen  më të gjatë që prej vitit 2013. Pasi shtoi 25% ditën e Hënë pa ndonjë arsye të dukshme, monedha më e madhe digjitale vazhdoi në rritje me 5.9% ditën e Martë.

Kjo e çoi vlerën totale në treg të kriptovalutave në 250 miliardë dollarë, një nivel që nuk ishte arritur që prej Gushtit të kaluar. Të gjithë  kriptovalutat kryesore kanë patur gjithashtu rritje. Spekulimet mbi rritjen e muajit Maj variojnë nga tkurrja e pozicioneve për shitje e deri te lehtësimi i investitorëve ndaj skandaleve të fundit. Mbështetësit e kriptovalutave theksojnë se aktivet e tyre janë kthyer në siguri në periudha të trazirave të tregut të kapitaleve.

Sipas spekulimeve, rritja e fundit që është përhapur në thuajse të gjitha kriptovalutat, ngjason me atë të vitit 2017, që e çoi Bitcoin në rreth 20,000 dollarë, përpara se të tërhiqej shpejtë më poshtë 4,000 dollarëve në vitin e ardhshëm. Në sesionin tregtar europian, Bitcoin shtoi 1.7% duke prekur 8,331 dollarë.   Rritja e ditës së Hënë ishte më e madhja ditore që prej vitit 2014.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?