Biznesi luksoz i martesave në Indi, njihuni me ”Matrimania”

Celebrimet e në veçanti dasmat marrin një tjetër kuptim dhe përmasë në Indi. Traditat indiane e marrin shumë seriozisht organizimin e një dasme ku shumë prej tyre e tejkalojnë çmimin e 100 mijë dollarëve. Fakt ky, i cili bën që dasmat të renditen si një nga bizneset më fitimprurëse në vend.

Kohët e fundit, në Indi ka dalë trendi më i ri i quajtur “Matrimania”, i cili është një emision televiziv që konsiston në filmimin e jo vetëm dasmës, por e të gjithë procesit të organizimit të saj, duke nisur që nga familjet e çiftit, e deri tek detajet më të vogla.

Matrimania tregon diferencën e klasave të ndryshme të shoqërise në Indi, përshtatjen e tyre me njëra-tjetrën dhe kontributin që japin ato në planifikimin e një dasme. Ajo shpalos para syve tanë të tërë tensionin e krijuar mes brezave të ndryshëm dhe traditat e ndryshme që shoqëria indiane ka. “Matrimania“ ka prezantuar më shumë se 150 dasma përgjatë viteve 2008-2015, ku ka dokumentuar martesat mikse midis shtresave të ulta dhe të larta të shoqërisë indiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?