Bomba do shpërthente gjatë ceremonisë së presidentit, bie në pranga ekstremisti i djathtë

Një mbështetës i ekstremit të djathtë në Brazil, akuzohet se vendosi eksploziv në një cisternë që do të shpërthente pranë aeroportit Brasilia, kjo për të krijuar kaos gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të krahut të majtë Luiz Inacio Lula da Silva, e cila do të zhvillohet më 1 janar 2023.

Sulmuesi i dyshuar u arrestua ditën e krishtlindjeve, pasi shoferi i cisternës vuri re bombën. Në një konferencë për shtyp policia braziliane deklaroi se ai George Washington de Oliveira Susa dhe është një mbështetës ekstremist i djathtë i ish-presidentit Bolsonaro.

Shpërthimi i disa bombave, sipas sulmuesit të supozuar të arrestuar, do të kishte shkaktuar kaos dhe rrjedhimisht gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas tij kjo do të sillte hyrjen në fushë të ushtarakëve, të cilët, sipas planit të tij, do të kishin penguar ose vonuar kalimin e pushtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?