Bora bllokon qindra makina, 22 viktima
22 persona kanë humbur pasi u bllokuan nga bora në automjetet e tyre në veri të Pakistanit. Rreth 1,000 automjete u bllokuan pasi thuhet se turistët nxituan për të parë reshjet e borës dimërore në qytetin Murree në majë të kodrës.
Një polic, gruaja e tij dhe gjashtë fëmijët e tyre, si dhe një familje tjetër me pesë anëtarë, janë në mesin e të vdekurve.
Temperaturat ranë në minus 8 gradë Celsius. Zyrtarët thirrën trupat paraushtarake dhe një njësi të posaçme ushtarake malore për të ndihmuar.
Deri të shtunën vonë, mijëra automjete ishin nxjerrë nga bora, por më shumë se 1,000 ishin ende të bllokuar. Ushtria thotë se ka shpëtuar më shumë se 300 njerëz të bllokuar nga bora.

KOHA JONË SONDAZH

