FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bota do drejtohet nga femrat

Në këto kohë të trazuara, femrat kanë diçka për t’u ndjerë mirë.

Përballjet e deritanishme për postet udhëheqëse, si në zgjedhjet për Kryeministër në Britania, ashtu edhe në Presidencialet në SHBA, tregojnë se politika botërore shumë shpejt do të jetë në duart e femrave.

E përditshmja “The Independent”, mer si shembull faktin se Theresa May dhe Andrea Leadsom janë aktualisht kandidatet për kryeministër në Britani, ndërsa Angela Eagle pritet që të shpallë kandidaturën për kryetare e partisë Laburiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në Skoci, Nicola Sturgeon është aktualisht kryeministre, pasi u rizgjodh në krye të qeverisë në Maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në SHBA, Hillary Clinton do të përballet me Donald Trump për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Nëntor. Ndërsa në Gjermani, Angela Merkel u rizgjodh në postin e kancelares, në Shtator të 2013 – ës, mandat që zgjat deri në 2017 – ën.

Në Europë, vende si Danimarka dhe Norvegjia kanë kryeministre femra, ndërsa në Maltë, Lituani dhe Kroaci, presidentet janë femra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?