Klodiana Lala i kthehet Vlora Hysenit: Zgjodhi njeriun e gabuar…
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala i është përgjigjur akuzës së ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Pretendimet e Hysenit për “takime me agjentë serbë në hotele”, gazetarja Lala e ka konsideruar shpifje e neveritshme e një përpjekje banale shantazhuese për shkak të detyrës. Përveç kallëzimit penal të bërë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Lala lajmëron se veprime ligjore për rastin po ndërmerren dhe nga familja e saj në Britaninë e Madhe për shkak të kërcënimit të sigurisë.
”E përbuz më mënyrën më të neveritshme të mundshme, këtë shpifje të ulët dhe përpjekje banale për të më shantazhuar për detyrën. Unë kam ardhur këtu kur mbi fëmijët e mi u gjujatën breshëri kallashnikovi, dhe kam thënë që askënd nuk më shantazhon dot. Unë jam njeri i lirë dhe e kam bërë karrierën time me ndershmëri.
Nuk kam asgjë për të fshehur dhe për ti treguar opinionit shqiptar përves Klodiana Lalës profesioniste. Zonja do të përballet me mua në proces penal. Për cenim të integritetit, shantazh për hir të detyrës, shpërndarje të rreme të informacioneve, duke kërcënuar sigurinë time dhe të familjes.
Familja ime për shkak se ka shtetasi britanike, por merr të gjitha hapat ligjorë në Britani. Ajo ka cenuar dhe familjen time përmes kësaj shpifje. I besoj integritetit tim se e di unë se çfarë kam bërë në jetën time. Duhet të ishte mbyllur në qeli sot se zgjodhi mua një së të fortë publik për të shantazhuar të tjerë”, tha Lala në ”Opinion”.

