Brenda një jave, 1.19 milionë të papunë të rinj
Regjistrimet për papunësi u ulën sërish në SHBA, pas dy javësh rritje për shkak të shpërthimit të ri të rasteve të infektimit me Covid-19 në vend, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës.
”Midis 26 korrikut dhe 1 gushtit, 1,19 milionë persona janë regjistruan si të papunë, nga 1,43 milionë të javës së kaluar, ndërkohë që analistët prisnin 1,4 milionë regjistrime të reja”. Miliona amerikanë të papunë tani po përballen me humbjen, që nga fillimi i muajit, të ndihmës shtesë prej 600 dollarësh në javë.
Një zgjatje prej disa muajsh e kësaj ndihme po negociohet nga zyrtarë të zgjedhur të Kongresit, të cilët po përpiqen të gjejnë një bazë të përbashkët. Deri më tani, SHBA-ja vendi më i prekur nga virusi, po përpiqet të frenojë pandeminë.
KOHA JONË SONDAZH

