“Brexit është kthyer në një makth”, dështon përpjekja për marrëveshje me Brukselin

Dështojnë përpjekjet e kryeministrit britanik, Boris Johnson, për të arritur një marrëveshje për Brexit-in. Ai u takua në Luksemburg me kryeministrin Xavier Bettel dhe presidentin e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker. Bettel tha se homologu i tij dështoi të paraqesë një plan për realizimin e procesit deri më 31 tetor, ndërsa Zyra e Shtypit e Komisionit tha se është përgjegjësia e Britanisë të gjejë zgjidhje ligjore funksionale në përputhje me marrëveshjen e tërheqjes.

Procesi i shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Europian është kthyer në një makth, tha kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, pas takimit me kryeministrin Boris Johnson.

Në konferencën e shtypit, të cilën zoti Johnson e braktisi për shkak të proteuseve kundër Brexi-it, Bettel tha se homologu i tij dështoi të paraqesë një plan për realizimin e procesit deri më 31 tetor, ashtu siç ishte parashikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Johnson, i bëri thirrje Bashkimit Europian që të ndryshojë qëndrim në lidhje me çështjen e kufirit irlandez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i selisë numër 10 kërkoi që konferenca e shtypit të zhvillohej në mjediset e brendshme, ndërsa kryeministrit Bettel, që doli i vetëm përpara gazetarëve, se tha zgjedhje e vetme ishte pranimi i marrëveshjes ekzistuese të arritur midis Londrës Brukselit.

Deri tani mbi tryezë nuk ka propozime konkrete nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian ka nevojë për vepra dhe jo fjalë,” tha Bettel.

Më herët kryeministri britanik Johnson takoi presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, takim i cili përfundoi përparime të qarta, sipas një deklarate të ekzekutivit të Bashkimit Europian.

Johnson tha se ishte optimist, por duket se kjo është vetëm një retorikë pasi palët mbeten të pa lëvizura nga qëndrimet ekzistuese.

“Juncker i tha Johnson-it se është përgjegjësia e Britanisë së Madhe të gjejë zgjidhje ligjore funksionale që janë në përputhje me marrëveshjen e tërheqjes nga BE”, tha komisioni.

“Presidenti Juncker theksoi gatishmërinë e vazhdueshme të komisionit dhe sinqeritetin për të kontrolluar nëse këto propozime i përmbushin objektivat e vëna. Propozime të tilla ende nuk janë bërë”, shton deklarata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?