Brexit në Spanjë

Pensionistët britanikë të cilët shijojnë jetën e tyre në Spanjë, janë të shqetësuar se Brexit do të sjellë pasoja për ta dhe për aksesin falas që ata kanë në sistemin spanjoll të kujdesit shëndetësor. Në anën tjetër, edhe qytetet spanjolle, mirëpritëse të shumë britanikëve, shqetësohen se Brexit do të dëmtojë të ardhurat lokale të ekonomisë. Alternativa e kujdesit privat shëndetësor, nuk është më e preferuara ndër rradhët e pensionistëve britanikë.

Të magjepsur nga dielli spanjoll, jeta e qetë pranë deti dhe aksesi në sistemin shëndetësor të financuar nga shteti, qindra mijëra britanikë që e kanë kthyer Spanjën në shtëpinë e tyre, janë të shqetësuar se Brexit mund t’i japë fund kujdesit shëndetësor cilësor dhe falas. Mbi 100.000 persona tërheqin një pension shtetëror britanik në Spanjë – destinacioni më i famshëm për britanikët që jetojnë në Europë. Sipas qeverisë britanike, plot 300.000 persona janë të regjistruar zyrtarisht si banorë të vendit mesdhetar. Britania është deri më tani përdoruesi më i madh i sistemit shëndetësor të Spanjës në rradhët e banorëve të huaj. Fatura e tyre kapi shifrën e 284 milionë eurove në 2015, dhe aty përfshihen turistë e pensionistë. Sipas rregullave të përcaktuara nga ligji europian, Spanja dhe Britania kompensojnë njëra-tjetrën për faturat mjekësore të qytetarëve të tyre. për shkak të aksesit falas, kujdesi shëndetësor është një magnet për britanikët që kërkojnë të dalin në pension në Spanjë. Por disa i tremben rikthimit në Mbretërinë e Bashkuar, nëse rast se e humbasin këtë akses.

Duhet të jetë një mundësi, apo jo? Nëse kujdesi shëndetësor zhduket, atëherë njerëzit do të kenë zgjedhjen e kthimit në Britani ose patjen e një kujdesi shëndetësor privat. Ata mund të mos e marrin këtë, kështu që ka një mundësi që njerëzit të zhduken dhe kjo ndikon shumë,” shprehet John Eccles.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një humbje e mundshme e kujdesit shëndetësor nuk shqetëson vetëm pensionistët, por edhe qytetet spanjolle, pasi ekonomia e tyre varet nga paratë që pensionistët sjellin në këtë rajon. Kryebashkiaku i Mijas, Juan Carlos Maldonado, po lobon në Madrid dhe në Parlamentin Europian që kjo çështje të zgjidhet shpejt që të vendoset kush do të paguajë kujdesin shëndetësor të britanikëve në Spanjë, sapo Britania të largohet nga BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kontributi i pensioneve të britanikëve për ekonominë tonë vendore është i rëndësishëm. Mban një peshë të madhe dhe ndikuese në ekonominë tonë. Duhet të konsiderojmë edhe faktin se Mijas ka 85.000 banorë në censusin e vetë, 11.000 prej të cilëve britanikë.”

Edhe vetë banorët britanikë në Spanjë po lobojnë për të ruajtur të drejtat që ata kanë përfituar nga Bashkimi Europian, përmes grupit të emigrantëve Brexit në Spanjë.

Shqetësimi im kryesor si emigrant do të ishte humbja e të drejtave tona këtu dhe kjo është çfarë ne po bëjmë në Spanjë, ne po luftojmë për të mbrojtur të drejtat tona. Nuk e di si i kategorizoni të drejtat e arritura, por le të themi se janë të njëjtat të drejta, ose të ngjashme me ato që janë përdorur deri më tani,” shprehet Anne Hernandez.

Zv/konsullja britanike Sara Munsterhjelm i këshillon banorët britanikë në Spanjë të regjistrohen në vend, për sa kohë ata kanë mundësi.

Për momentin jemi në një situatë ku vazhdojmë të jemi pjesë e Bashkimit Europian dhe këshilla ime për njerëzit që jetojnë këtu është të regjistrohen siç duhet për sa kohë e kanë këtë mundësi. Kjo do të thotë, regjistrohuni në listën, caktoni rezidencën dhe regjistrohuni për kujdesin shëndetësor.”

Peter Furness, një doktor britanik që punon në Spanjë, thotë se ka alternativa private të lira kundrejt kujdesit publik dhe britanikët nuk do të ndalojnë së lëvizuri drejt Spanjës, pavarësisht kushteve që do të imponojë Brexit.

Njerëzit harrojnë se para se Spanja të ishte në BE, njerëzit që vinin këtu, duhet të kishin sigurime private ose udhëtimi dhe kjo nuk i ndaloi ata. Ka shumë nivele sigurimi, nuk duhet të jetë shumë të shtrenjta, pavarësisht nëse është shpenzim vjetor udhëtimi apo shpenzim vendor spanjoll, nuk është e shtrenjtë.”

Për ata të cilët nuk mund të përballojnë shërbimin privat, është ende e paqartë kush do të paguajë kostot mjekësore të britanikëve, sapo Britania të largohet nga blloku. Spanja do të kërkojë një marrëveshje me Britaninë për vazhdimin e rimbursimit të shëndetit të britanikëve, edhe pse Mbretëria e Bashkuar ende nuk ka vendosur për të ardhmen e kësaj çështjeje.

A group of British retirees walk during a touristic tour as they enjoy their holiday in Mijas, near Malaga, southern Spain, November 15, 2016. REUTERS/Jon Nazca

A woman holds a banner after an informative Brexit talk by the "Brexpats in Spain" group for British retirees living in Spain, about how to access Spanish healthcare and other legal issues, at Calahonda Baptist Church in Calahonda, near Malaga, southern Spain, November 15, 2016.  REUTERS/Jon Nazca

British retirees living in Spain listen during an informative Brexit talk by the "Brexpats in Spain" group, about how to access Spanish healthcare and other legal issues, at Calahonda Baptist Church in Calahonda, near Malaga, southern Spain, November 15, 2016.  REUTERS/Jon Nazca

British retirees living in Spain chat after an informative Brexit talk by the "Brexpats in Spain" group, about how to access Spanish healthcare and other legal issues, outside the Calahonda Baptist Church in Calahonda, near Malaga, southern Spain, November 15, 2016.  REUTERS/Jon Nazca

British retirees living in Spain play bingo as they gather for a coffee morning organised by a charity at a bar in Fuengirola, near Malaga, southern Spain, November 17, 2016. REUTERS/Jon Nazca

British retirees living in Spain play bingo as they gather for a coffee morning organised by a charity at a bar in Fuengirola, near Malaga, southern Spain, November 17, 2016. REUTERS/Jon Nazca

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?