Britania luftë me Rusinë në 2017? Eksperti: Shumë ekstreme, ndez luftën e 3-të Botërore
Parashikimet e një konflikti në vitin 2017 janë “shumë ekstreme”, shprehet Fallon. Sugjerimet se Britania mund të shkojnë në luftë me Rusinë vitin e ardhshëm janë “shumë ekstreme”, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes.
Referuar tabloitit britanik, “The independent”, deklarata e z.Fallon, është thënë gjatë një seance të Komitetit tëMbrojtjes. Michael Fallon tha se ndërsa ka patur “agresion shumë të madh rus” në 2015, një luftë në vitin e ardhshëm nuk është e mundur.
Kur një anëtar i komisionit i sugjeroi ministrit që një libër i ri nga General Richard Shirreff ka parashikuar një luftë me Rusinë në vitin 2017, Z. Fallon tha:
“E pra, ka shumë njerëz që shkruajnë libra dhe duke u përpjekur për ti shitur ato me frikën e një lufte. Megjithatë, unë nuk pajtohem se lufta me Rusinë pritet vitin e ardhshëm. Unë mendoj se është shumë ekstreme. Ne kemi parë një agresion shumë të madh ruse këtë vit dhe në vitet e mëparshme, sa i përket edhe aktivitetit të nëndetëses. Por unë nuk mendoj se paralajmërohet një konflikt i hapur vitin e ardhshëm”.
Ai nuk përjashtoi konflikt në të ardhmen. Paralajmërimi i z.Fallon vjen ditë pasi NATO paralajmëroi se vendet e aleancës kanë objektivat e tyre në fushën e mbrojtjes. Rusia dhe NATO po mbajnë debate paralele në dy vendet e Ballkanit, Serbisë dhe Malit të Zi.

Një sondazh i kohëve të fundit nga qendra e pavarur zbuloi se gati gjysma e rusëve, kanë frikë se ndërhyrja e vendit mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore.
Burimi: The Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

