Burgu i torturave kthehet në kompleks luksoz banimi (FOTO)

Një ish-burg i sigurisë së lartë në rrethinat e Uashingtonit, i ndërtuar 91 vite më parë, ku torturoheshin të dënuarit, është transformuar në një kompleks rezidencial luksoz falë investimit të një kompanie ndërtimi.

Burgu i Lorton në Virginia u ndërtua si një qendër për punë të detyruar dhe më pas strehonte të dënuarit, të cilët torturoheshin dhe abuzoheshin përgjatë të ashtuquajturave “Netë terrori”.

Me kalimin e kohës ai u kthye në një nga burgjet më të dhunshëm dhe të mbipopulluar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2001 ai u mbyll dhe iu shit Fairfax County, e cila po i bën një shndërrim total duke i kthyer ndërtesat ekzistuese dhe zonën përreth në një kompleks luksoz ku pothuajse nuk mungon asnjë gjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?