Burri i prangosur nxjerr pistoletën në makinë e policisë
Një burrë i prangosur është filmuar me armë zjarri në një makinë policie në Toronto.
Kamerat e sigurisë në automjetin e policisë tregojnë momentin kur i dyshuari me pranga në duar nxjerr armën nga brezi dhe tenton ta fshehë.
Ali Nassir Showbeg ishte arrestuar për ngasje të makinës në mënyrë të pakujdesshme.
Dhe ndërsa po e transportonin në polici, oficerët dëgjuan armën që ra në dyshemenë e automjetit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për faktin se përse oficerët nuk zbuluan më para armën si edhe publikimin e paautorizuar në media të videos.

KOHA JONË SONDAZH

