Bursat europiane rriten, pasi Rusia tërheq disa trupa që ndodheshin afër Ukrainës

Pas lajmit se Rusia po tërheq disa nga forcat e saj pranë kufirit ukrainas në bazat e tyre, aksionet europiane dhe amerikane u rritën ndërsa çmimi i naftës ra.

Çmimet e naftës të cilat arritën nivelet më të larta në këto shtatë vitet e fundit pësuan një rënie me gati 2.5% . Ndërkohë që Rubla ruse gjithashtu është forcuar kundrejt Dollarit dhe Euros..

Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës. Çdo veprim ushtarak që ndërpret furnizimet mund të godasë tregjet dhe industrinë globale të energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

” Indikacionet për gatishmërinë për të biseduar duken të mjaftueshme për të qetësuar tregun,” tha Michael Leister, kreu i strategjisë së normave të interesit në Commerzbank.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?