Ceremonia e betimit të Biden, 12 ushtarë të Gardës nuk kalojnë ”Vetting-un”
25 mijë ushtarë të Gardës Kombëtare amerikane rrethojnë institucionet e kryeqytetit Uashington për ceremoninë e betimit të sotëm të presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ku 12 prej tyre janë pezulluar nga detyra.
Sipas gjeneralit Daniel Hokason, kreut të Gardës, vendimi është marrë pas një procesi ”Vetting-u” të cilit i janë nënshtruar ushtarakët, në tentativën për të eliminuar çdo element që mund të përfaqësonte një rrezik ose shprehte pozicione të përafërta me protestuesit pro-Trump që në 6 janar arritën të hyjnë në Kapitol.
Sipas Kohason, i intervistuar nga CNN, pohoi se për 2 nga ushtarët e pezulluar, ishin identifikuar mesazhe dhe komente të cilësuara si të papërshtatshme, ndërkohë që ndaj dhjetë të tjerët u identifikuan veprime të përgjithshme të diskutueshme, por jo detyrimisht të lidhura me deklarata ekstremiste.
Edhe pse Pentagoni nuk ka shpallur një rrezik “të brendshëm” për sa i përket zhvillimit të ceremonisë, gjenerali pohoi se vendimi iu mor sepse “duam të jemi totalisht të sigurt, edhe me tepri kujdesi, deri sa gjithçka të qetësohet”.
KOHA JONË SONDAZH

