Çertifikohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare 32 mandate në Kuvend

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veeirut, miratoi konkluzionin për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski kumtoi rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh.

Mandatet e fituara nga partitë

Swiss Digital Desktop Reklama

LSDM 46 mandate

Swiss Digital Mobile Reklama

VMRO-DPMNE 44 mandate

BDI 15 mandate

ASH-AA 12 mandate

E majta 2 mandate

PDSH 1 mandat

Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.

Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut u mbajtën më 15 korrik, në kushtet e pandemisë Covid-19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?