FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Cicërima” 2 mld dollarëshe e Trump

Nuk ka marrë ende detyrën e Presidentin dhe as ‘vulën’ e Shtëpisë së Bardhë, por si një President i zgjedhur, fjalët që Donald Trump thotë ndikojnë dhe ndonjëherë kushtojnë edhe para…shumë para.

Trump përdori platformën Twitter për t’ju kundërvënë programit të avionëve luftarakë F-35 të kompanisë Lockheed Martin.

“Programi F-35 dhe kostoja e tij kanë dalë jashtë kontrollit. Miliarda dollarë mund dhe duhet të kursehen në fushën ushtarake dhe në të tjera fusha pas 20 janarit”, postoi ai në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjitha kjo është interpretuar si një kërcënim për rishikim në rastin më të mirë dhe mbyllje në rastin më të keq për këtë program, ndërsa deklarata është reflektuar edhe në bursa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksionet e Lockheed Martin ranë ndjeshëm dhe brenda pak orëve, kompania më e madhe në fushën e teknologjisë ushtarake humbi plot 2 miliardë dollarë.

Trump ka shënjestruar kontratën e firmosur mes Pentagonit dhe Lockheed Martin për prodhimin e avionëve luftarakë F-35. Marrëveshja u njoftua një javë para zgjedhjeve të 8 Nëntorit dhe do t’i kushtojë Departamentit të Shtetit 6.1 miliardë dollarë. TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?