Clinton: Merkel një nga udhëheqëset e mia të parapëlqyera
Kandidatja demokrate për president, Hillary Clinton vlerësoi dje kancelaren gjermane, Angela Merkel kur u pyet lidhur me udhëheqësit e saj të preferuar në botë.
“Më pëlqejnë shumë nga udhëheqësit e botës”, tha Clinton para se të identifikonte kancelaren gjermane, Merkel, si një nga të preferuarat e saj.
“Unë mendoj se ajo ka qenë një udhëheqëse e jashtëzakonshëm, e fortë gjatë kohërave të vështira në Evropë, e cila ka ndikim edhe në pjesën tjetër të botës, veçanërisht në vendin tonë”, u shpreh ajo. “Jam impresionuar nga udhëheqja dhe vendosmëria e saj në krizën e euros si dhe me trimërinë që ka treguar lidhur me krizën e refugjatëve”, shtoi kandidatja e Partisë Demokrate. “E njoh atë prej një kohe të gjatë, që prej viteve ’90, dhe shpresoj të kem mundësi për të punuar me të edhe në të ardhmen”, përfundoi Clinton.

