Clinton sërish probleme shëndetësore gjatë fjalimit(VIDEO)

Kandidatja demokrate për Presidente të SHBA-së Hillary Clinton ka shfaqur sërish probleme me shëndetin, teksa gjatë fjalimit në Florida ka shfaqur një kollë që e ka detyruar të ndërpriste fjalën dhe të merrte një medikament.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i sallës që ka shënuar mbështetje për kandidaten demokrate me fjalët: “Të duam Hillary”.

“Faleminderit!” është përgjigjur Clinton, pasi ka marrë medikamentin. Mediat shkruajnë se kandidatja u desh të mbahej te krahu i agjentit të sigurimit sekret para se të zbriste shkallët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas diagnostikimit me pneumoni, kjo është hera e dytë brenda javës që Hillary ka probleme gjatë fjalimeve në publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=jn5hua8urhU” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?