Çmenduri në garazh, shqiptari lidh dhe torturon të dashurin e gruas për të pranuar përdhunimin që nuk ndodhi kurrë
Një çift shqiptar në Zvicër lidhën për një orë në karrige një një shtetas tjetër, duke e dhunuar, poshtëruar dhe kërcënuar. Viktimë e sulmit nuk ishte as më shumë dhe as më pak se i dashuri i gruas që qëlloi të ishte dhe koleg me burrin.
Ngjarja ndodhi në një garazh në Bronschhofen.Qëllimi i tyre ishte që ai të pranonte se kishte përdhunuar gruan dhe në fund ai u detyrua të pranojë përdhunimin që nuk kishte ndodhur kurrë.
43-vjeçari A.E. dhe gruaja e tij 42-vjeçare S.E. duhet të përgjigjen para Gjykatës së Qarkut Wil të enjten për akuzat e rrëmbimit, plagosjes dhe shtrëngimit.
Torturat
Në përpjekje për ta shtyrë të pranojë akuzën, 43-vjeçari A.E ka detyruar të dashurin e gruas të bëjë marrëdhënie orale me të, duke e poshtëruar rëndë. Të gjithë skenën e kanë filmuar.Akuza thotë se ata ishin të vetëdijshëm për veprimet e tyre. Viktima ka pësuar hematoma të shumta në trup dhe ënjtje në zonën e kafkës.Përveç kësaj, burrin e lidhur e kanë kërcënuar me pincë dhe me thikë. Ai është mbajtur kështu për rreth 90 minuta. Në fund, viktima është detyruar ta konfirmojë përdhunimin, megjithëse ai nuk ka ndodhur kurrë.
Për 43 vjeçarin, prokurori publik kërkon dënim me burg dhe gjobë. Përveç kësaj, kosovari, sipas prokurorisë duhet të dëbohet nga Zvicra për shtatë vjet. Ndërsa për gruan me origjinë nga Maqedonia e Veriut, akuza parashikon një dënim me burg me kusht dhe dëbim nga vendi për pesë vjet.
Shqiptari dhunoi edhe gruan
Pesha e akuzës për burrin është më e rëndë se sa ajo për gruan, për faktin se burri kishte përdorur dhunë edhe ndaj gruas së tij, përpara veprimeve kundër mikut. Sipas aktakuzës, ai e ka goditur atë disa herë me grushta, veç tjerash edhe në fytyrë. Qëllimi, në këtë rast kishte qenë që gruaja të “pranonte se ajo nuk ishte përdhunuar”.
KOHA JONË SONDAZH

