FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

CNN: 6 skenarët për fitoren e Trumpit

Rruga e Donald Trumpit drejt 270 votave të nevojshme elektorale për t’u bërë president i vendit mund të mos jetë e sheshtë, por mundësitë që t’ia dalë mbanë s’jane edhe aq të vogla.

Stafi i tij i ka bërë të qarta objektivat e veta. 25 milionë dollarë po shpenzohen për spote televizive në javën e fundit të fushatës në Colorado, Florida, Iowa, Maine, Michigan, New Mexico, North Carolina, Ohio, Pennsylvania, Wisconsin, Virginia, Nevada dhe New Hampshire.

Përqëndrimi atje bazohet në supozimin se, miliarderit nuk i nevojitet ndihmë shtesë në Arizona, Georgia, Utah, Texas apo çdo shtet tjetër tradicionalisht i kuq, që do të thotë se voton republikanët. Gjashtë janë mënyrat sesi trump mund të dalë fitues në këto zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

1. Së pari, harta e ecjes së sigurtë. Trump mund të marrë çdo shtet që Mitt Romney fitoi në vitin 2012, përfshirë North Carolina e të përqëndrojë përpjekjet në shtetet e Barack Obamës, si Florida, Ohio, Iowa, Nevada dhe New Hampshire. Sa e vështirë do të jetë kjo rrugë? Për ta ndjekur, atij do t’i duhet të sigurojë zonën elektorale Omaha të Nebraskës dhe atë rurale të Maine, në mënyrë që të marrë votat e tyre elektorale. Kjo hartë do t’i jepte saktësisht 270 vota, kokërr më kokërr.

Swiss Digital Mobile Reklama

2. Heshtja e të bardhëve të klasës punëtore është skenari që Trumpi do të ëndërronte, sepse çan murin blu të Clintonit në Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania, ku sondazhet nuk e nxjerrin fitues. Në këtë rast, Trumpit nuk do t’i duhet të djersinte për Nevadën apo New Hampshire. Për sa kohë siguron Floridën dhe Ohion, mund t’i lejojë vetes një humbje të ritmit në North Carolina.

3. Nëse Clintonit i ikin disa vota me Gary Johnson. Tre shtete të vogla, tejet të pavarura, mund të dalin nga kolona e Clintonit nëse humbet shumë votues të prirur nga republikanët, por që nuk pranojnë Trumpin. Në Nevada, New Hampshire dhe Colorado, libertariani Johnson ka pushtuar anketimet.

4. Nëse bie pjesëmarrja e afrikano-amerikanëve. Shenjat e para të një situate të tillë erdhën me votimet e parakohshme në North Carolina, Florida dhe Georgia, ku kanë dalë të votojnë më pak zgjedhës me ngjyrë, sesa përpara 4 vitesh.

5. Nëse latinët nuk votojnë ashtu siç pritet. Perëndimi është papritur shumë më konkurrues se më parë me Trumpin, që mund të sigurojë Arizonën dhe të ketë një mundësi të mirë në Florida, Nevada, Colorado e New Mexico.

6. Nëse verilindja, thjesht e do Trumpin. Harrojeni disktriktin e dytë të Maine. Miliarderi mbase rrëmben të gjithë shtetin, e me vete mund të marrë edhe New Hampshire. Në këtë rast, ai do të përmbushte gjerësisht pritshmëritë e shtresës së mesme periferike të votuesve, e të fitonte çmimin e madh të zgjedhjeve, rrethinat e Philadelphias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?