Covid-19 mbërrin në Antarktidë, infektohen shkencëtarët e vaksinuar

FILE PHOTO: Chile's Bernardo O'Higgins army base is seen at Antarctica in this undated handout photo provided by the Chilean Army on December 22, 2020. Chilean Army/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY./File Photo

Covid 19 nuk i kanë shpëtuar dot as shkencëtarët e ndodhur në pjesën më të izoluar të botës, një stacion kërkimor belg në Antarktidë po përballet me një shpërthim të sëmundjes, e kjo pavarësisht faktit që punonjësit e tij janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga 14 dhjetori, të paktën 16 nga 25 personat që jetojnë e punojnë në Stacionin Polar Princess Elisabeth janë infektuar me koronavirus. Megjithatë, të gjithë shprehën dëshirën për të qëndruar dhe për të vazhduar punën e tyre”.

Testi i parë pozitiv u regjistrua në 14 dhjetor, në mesin e një ekipi që kishte mbërritur shtatë ditë më parë. Ata dhe të tjerët që rezultuan pozitivë u vendosën në izolim, por virusi vazhdoi të qarkullonte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?