FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daçiç-Boçka: Shqipëria dhe Serbia janë në drejtimin e duhur

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic dhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, kanë vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona po zhvillohen në drejtimin e duhur.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Serbisë, e cila citon mbajtjen e këtij takimi.

Daçiç dhe Boçka kanë theksuar se për raportet e mira dëshmi janë edhe aktivitetet e ardhshme të dy qeverive, përfshirë edhe mbledhjen e përbashkët në Nish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë takim, Ivica Daçiç ka theksuar veprimin e përbashkët të dy vendeve në kuadër të “procesit të Berlinit”, që para se gjithash, ka të bëjë me realizimin e projekteve të infrastrukturës, siç është autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, si edhe fillimi i punës së zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjëve dhe themelimi i Fondit për Ballkanin Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?