FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daçiç i shqetësuar nga Ligji për Trepçën: Do t’i drejtohemi Këshillit të Sigurimit!

BEOGRAD– ‘Serbia duhet të bëjë gjithçka për të mbrojtur pronën e saj në Kosovë, por pyetja është nëse kjo çështje mund të arrihet përmes seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së’, tha sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

“Është e rëndësishme që para botës ta mbajmë kokën e ftohur dhe të mos humbim arsyen”, ka thënë ai në një intervistë për “Kurir”.

Daçiç tha se në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë, do të marrë parasysh propozimin e të ashtuquajturit drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së një takim urgjent, për shkak të miratimit të ligjit të Trepçës në parlamentin e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse është kështu, atëherë ne do t’i drejtohemi Këshillit të Sigurimit, sidomos kryetarit që të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë, e mbi të gjitha Kosova është në kuadër të Rezolutës 1244”, tha Daçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?