Dalin pamjet satelitore. Rusia nis drejt Kievit karvanin me tanke 64 km të gjatë
Rusia ka nisur drejt Kievit një autokolonë me automjete ushtarake që vlerësohet të jetë 64 kilometra e gjatë. Kështu njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN të martën herët duke iu referuar disa imazheve satelitore.
Karvani i tankeve dhe automjeteve të tjera ushtarake është edhe më i gjatë se sa mendohej më parë.
Ai shtrihet nga Aeroporti Hostomel në Kievin veriperëndimor deri në fshatin Prybirsk, i cili ndodhet midis Kievit dhe Çernobilit.
Ndërkohë, porti jugor ukrainas i Mariupolit është përsëri nën kontrollin ukrainas, tha më 1 mars shërbimi shtetëror i informacionit të vendit.

KOHA JONË SONDAZH

